Një hulumtim i REL-it ka identifikuar Roman Bykovsky dhe gruan e tij, Olga, si personat që qëndrojnë prapa bisedës shokuese, ku u diskutua për përdhunimin e grave ukrainase.
Ushtarit rus, që i dha leje gruaja që të përdhunonte gra në Ukrainë, është kapur në Izyum. Lajmin e bën të ditur ish-deputeti i këshillit të qytetit Ilia Ponomarev.
Kujtojmë se publikimi telefonatës që 27-vjeçari rus Roman Bykovsky bëri me bashkëshorten shkaktoi zemërim dhe reagim ndërkombëtar. Në audion e publikuar, Olga Bykovskaya dëgjohej ndërsa i thoshte ushtarit rus që e lejonte të përdhunonte gra ukrainase për sa kohë që do të përdorte mbrojtje.
Të rinjtë rusë u identifikuan disa ditë më parë nga gazetarët ukrainas të grupit investigativ ‘Skhemy’. Ushtari 27-vjeçar ka marrë pjesë dhe në aneksimin e Krimesë. Familja nga rajoni i Oryol-it, që nga viti 2018 jetojnë në Krimenë e pushtuar dhe kanë edhe një fëmijë.
Pjesë nga biseda në telefon:
Gruaja: Shko e përdhuna gra ukrainase, në rregull? Por mos më thuaj asgjë.
Ushtari: Mundem?
Gruaja: Po, ta lejoj, por përdor prezervativë.
Fushata ajrore me ritëm të lartë e Izraelit kundër Iranit po shkakton shqetësim midis analistëve…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka hedhur poshtë deklaratat e drejtoreshës së inteligjencës kombëtare, Tulsi…
Huma Abedin, ish-këshilltarja e ngushtë e Hillary Clinton, dhe Alex Soros, djali i filantropit miliarder…
Profesori dhe analisti i njohur politik, Blerim Latifi, ka komentuar sërish konfliktin mes Izraelit dhe…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë sot se eliminuan Shefin e Shtabit të Përgjithshëm iranian…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë thirrje për “evakuim urgjent…