Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë sot se eliminuan Shefin e Shtabit të Përgjithshëm iranian Ali Shadmani në sulmet e tyre.
IDF thekson se gjatë natës shënjestruan një qendër komande operative në Teheran, ku mbeti i vrarë edhe Shadmani.
“Brenda natës, Forcat Ajrore Izraelite, duke përdorur inteligjencën e saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF-së dhe duke shfrytëzuar një mundësi të papritur, goditën një qendër komande operative në zemër të Teheranit, duke eliminuar Ali Shadmani-n, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës, komandantin më të lartë ushtarak të Iranit dhe krahun e djathtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei.
Shadmani mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës dhe komandantin e Komandës së Emergjencave të Forcave të Armatosura të Iranit. Ai kishte autoritet si mbi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ashtu edhe mbi ushtrinë e rregullt. Në fillim të operacionit, ai u emërua për të udhëhequr Forcat e Armatosura Iraniane pas eliminimit të paraardhësit të tij, Alaa Ali Rashid, i cili u vra në sulmin hapës të Operacionit ‘Rising Lion'”, tha ushtria izraelite.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…