Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë thirrje për “evakuim urgjent të Teheranit” dhe e quajti “budalla” Iranin që nuk nënshkroi marrëveshje me SHBA-në për programin e tij bërthamor, përpara se Izraeli të niste sulmet.
Në postimin e Donald Trump në “Truth Social” lexohet: “Irani duhet të firmoste marrëveshjen kur i thashë unë. Shumë gjynah, gjithë ato jetë të humbura. E thënë shkurt dhe qartë, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë shumë herë! Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”.
Donald Trump u largua herët nga samiti i G7. Sipas Presidentit francez Emmanuel Macron, ai u largua për të punuar në një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, por vetë Trump përgënjeshtroi diçka të tillë.
“Nuk u ktheva në Uashington për “armëpushimin” mes Izraelit dhe Iranit. Macron as nuk e di fare pse u ktheva në Uashington, por e sigurt që nuk ka të bëjë me armëpushimin. Ka të bëjë me diçka më të madhe se armëpushimi. Do ju mbaj të informuar”, u shpreh Trump.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…