Bastorja shqiptare me njoftim para ndeshjes me Serbinë: S’pranojmë baste kundër Shqipërisë

Një bastore në Tiranë ka marrë një vendim të pazakontë duke ndaluar vendosjen e basteve për fitoren e Serbisë në ndeshjen Shqipëri–Serbi që luhet këtë të shtunë në Air Albania.

Në një njoftim të shkurtër, bastorja thotë se ky vendim është marrë “për arsye patriotike”, duke shtuar se nuk pranojnë të mbështetet financiarisht kundërshtari në një ndeshje kaq të ndjeshme.

Bastet për fitoren e Shqipërisë dhe për barazim lejohen si zakonisht. Reagimet në rrjet janë të përziera – disa e mbështesin vendimin si gjest patriotik, të tjerë e kritikojnë si të padrejtë dhe joprofesional.

Shqipëria përballet me Serbinë në ndeshjen e tretë në histori kundër këtij ekipi kombëtar. Ndeshja e parë në Tiranë, në vitin 2015, përfundoi me fitoren e Serbisë 0-2. Kjo fitore erdhi një vit pas fitores së Shqipërisë në tavolinë 3-0 pas dhunës në Beograd