Një incident serioz ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur mbrëmjen e 4 qershorit në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit, ku një 16-vjeçar ka tentuar të godasë me veturë zyrtarët policorë dhe më pas ka ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur rreth orës 20:40, kur i dyshuari nuk ka respektuar urdhrat e ligjshëm të policisë për ndalim dhe ka drejtuar veturën e tij të tipit “Golf 3”, me ngjyrë të zezë, në drejtim të zyrtarëve policorë. Pasi ka rrezikuar jetën e tyre, i dyshuari është larguar me vrull në drejtim të panjohur.
Pas identifikimit, ai është arrestuar nga njësitë policore. Për fat të mirë, në incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Lidhur me rastin, është konsultuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurës penale për veprën “Sulm ndaj personit të autorizuar zyrtar”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…