POLITIKE

Baton Haxhiu: Kosova do të gjendet në ditët e saj më të errëta

Baton Haxhiu u shpreh në emisionin “Opinion”, se Kosova do të gjendet në ditët e saj më të errëta. Duke e cilësuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Thaçit si një konspiracion politik, Haxhiu tha se këtu hyn përplasja evropiane dhe e administratës Trump.

Ky është konspiracion politik ekskluziv, kundër Shtëpisë së Bardhë, kundër paqes dhe kundër asaj që duhej të ndodhte. Shikoni fjalinë e fundit: “Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së”.

Gjykata është vendore, e bërë nga parlamenti i Kosovës dhe njoftimi thotë se zoti Thaçi e Veseli kanë vënë interesat vetjake, mbi sundimin viktimat e krimeve të tyre, sundimit të ligjit dhe popullit të Kosovës.

Dmth këta i shpall armik. Një gjykatë që është vendore nuk guxon të bëjë kësi gabimesh. Prokurori është i Kosovës nuk është ndërkombëtar.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli etj., janë personalisht përgjegjës për 100 vrasje. Pse nuk janë 200? Pse nuk janë 150? Nëse bën aktakuzë është logjike që vrasjet duhet të konfirmohen. Nuk mundesh më thënë 100 vrasje. Ky është njoftim për shtyp, prandaj është konspiracion.

Në momentin kur thuhet kjo, është bërë për të prishur takimin. Esenca është se Kosova do të gjindet në ditët e saj më të errëta pas kësaj që ka ndodh. Se këtu hyn përplasja evropiane dhe e administratës Trump (nuk po them amerikane), deri në eshtra. Më keq se kaq nuk mund të bëhet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

18 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

19 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago