Publicisti dhe drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu ka deklaruar se në Kosovë kanë ardhur disa persona që po abuzojnë me mikpritjen që po ju ofrohet nga kosovarët.
HAxhiu është shprehur se ka pasur keqpërdorues që kanë shkuar në Kosovë dhe nuk kanë pasur probleme me vend banimet.
“Unë tani po ju them se në Kosovë ekzistojnë mbi 300 persona të cilët janë të evidentuar që nuk kanë probleme me vendbanimet dhe janë nëpër kampe apo shtëpi private”, tha Haxhiu.
“Në Kosovë kanë arritur edhe disa njerëz me precedent penal që nuk kanë pasur problem me strehim dhe me tërmetin, autoritetet e policisë kosovare dhe shqiptare janë duke bërë identifikimin”, tha Haxhiu, shkruan Gazeta Metro.
“Ata janë keqpërdorues të kësaj situate, tani ka emra dhe kush janë dihet, janë njerëz me precedent penal që abuzojnë me mikpritjen e kosovarëve”, tha Haxhiu.
Haxhiu shtoi se ka persona edhe me precedent penal dhe se Kryeministri Rama është shprehur se duhet me pasur kujdes për këtë shpejtësi të ikjes së njerëzve pasi mund të keqpërdoret.
Deklaratën e keni në pas minutës së 25-të.