LAJME

Baza e fansave myslimanë të Andrew Tate po rritet

Ish-i fejuari i Imanit i foli asaj për influencuesin e mediave sociale, Andrew Tate, në tetor. Tre muaj më vonë, thotë ajo, gjithçka kishte marrë fund në marrëdhënien e tyre.

Ish-partneri i saj u bë shumë kontrollues, shtoi ajo, pasi ai filloi të dëgjonte podcastin e Tate, duke promovuar role gjinore patriarkale. Ai i tha asaj se donte marrëdhënie poligamie – diçka që ajo thotë se kurrë nuk e kishin diskutuar më parë.

“Ishte ferr”, i tha ajo CNN-it.

Çifti mysliman ishte takuar në fund të vitit 2020 dhe u dashuruan për shkak të interesit të përbashkët për udhëtime, shtoi ajo. Ata u fejuan vitin e kaluar dhe Imani e la jetën e saj në Britani për t’iu bashkuar të fejuarit në Dubai. Ata caktuan datën e martesës për në shkurt.

Por, ajo thotë se sjellja e tij kontrolluese përshkallëzoi derisa ai u bë “person komplet ndryshe”.

“Ai filloi të bëhej abuziv, duke më fyer ose nënçmuar”.

Serena, gazetare nga një familje myslimane në Britani, ka thënë dy vëllezërit e saj filluan t’i ndiqnin pikëpamjet “ektremisht mizogjene” të Tate në shtator pasi e shikuan në YouTube.

“Ai u bë ekstremisht mizofjen, duke më thënë mua dhe nënës se detyra jonë ishte të gatuanim dhe nëse nëna ime nuk gatuan një ditë ai e quan atë dembele”.

Eksperienca e Imanit dhe Serenës reflekton një rritje të grave myslimane që thonë se Tate po indoktrinon burra dhe djem myslimanë me retorikë seksiste, teksa promovon një version çorientues të islamit për të justifikuar mizogjininë dhe obsesionin për dominimin mashkullor.

Tani, ndërsa autoritetet rumune po hetojnë Tate dhe vëllanë e tij, Tristian, për dyshime lidhur me përdhunim dhe trafikim njerëzor, më shumë myslimanë po shqyrtojnë efektet e ndikimit të shfrenuar të Tate tek të rinjtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

2 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

2 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

3 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago