BOTA

BBC: Rusia po djeg sasi të madhe të gazit derisa kostoja e energjisë po rritet

Në kohën kur kostot e energjisë në Evropë po rriten deri në qiell, Rusia po djeg sasi të mëdha gazi natyror, sipas një analize të publikuar nga BBC-ja të premten.

Ekspertët thonë se ky gaz, në kushte normale do të ishte eksportuar në Gjermani.

Ata thonë se centrali afër kufirit me Finlandën, po djeg gaz me vlerë rreth 10 milionë dollarë çdo ditë.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për vëllimet e mëdha të dioksidit të karbonit dhe blozës që po krijon, të cilat mund të përkeqësojnë shkrirjen e akullit të Arktikut.

Analiza e “Rstad Energy” tregon se rreth 4.34 milionë metra kub gaz digjen çdo ditë atje.

Djegia po ndodh në një fabrikë të re të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Portovaya, në veri-perëndim të Shën Petersburgut.

Shenjat e para se diçka ishte e gabuar erdhën nga qytetarët finlandezë pranë kufirit, të cilët vunë re një flakë të madhe në horizont në fillim të kësaj vere.

Portovaya ndodhet afër një stacioni kompresori në fillim të tubacionit Nordstream 1, i cili transporton gaz nën det, drejt Gjermanisë.

Furnizimet përmes tubacionit janë kufizuar që nga mesi i korrikut, me rusët që fajësojnë çështjet teknike për kufizimin. Ndërkaq, Gjermania thotë se ky është një veprim politik si pasojë e luftës ruse në Ukrainë.

Por që nga qershori, studiuesit kanë vërejtur një rritje të konsiderueshme të nxehtësisë që buron nga objekti – që mendohet të jetë nga djegia e gazit natyror.

Ndërsa djegia e gazit është e zakonshme në fabrikat e përpunimit – zakonisht bëhet për arsye teknike ose sigurie, shkalla e kësaj djegieje ka hutuar ekspertët.

“Unë kurrë nuk kam parë një fabrikë LNG të djegë aq shumë gaz”, tha Dr Jessica McCarty, një eksperte për të dhënat satelitore nga Universiteti i Miamit në Ohio.

“Duke filluar nga qershori, kemi parë djegie të madhe, dhe ajo nuk po ndryshon, madje është jashtëzakonisht e lartë”, ka shtuar McCarty.

Mark Davis është themelues i “Capterio”, një kompani që është e përfshirë në gjetjen e zgjidhjeve për ndezjen e gazit.

Ai thotë se ndezja nuk është e rastësishme dhe ka më shumë gjasa të jetë një vendim i qëllimshëm i marrë për arsye operacionale.

“Operatorët shpesh hezitojnë të mbyllin objektet nga frika se mund të jenë teknikisht të vështira ose të kushtueshme për të rifilluar, dhe ndoshta kështu është rasti”, ka thënë ai për BBC News.

Të tjerë besojnë se mund të ketë sfida teknike në trajtimin e vëllimeve të mëdha të gazit që po furnizoheshin në tubacionin Nordstream.

Kompania ruse energjetike “Gazprom” mund të ketë synuar ta përdorë atë gaz për të prodhuar LNG në centralin e ri, por mund të ketë pasur probleme me trajtimin e tij, dhe opsioni më i sigurt ishte ndezja, thonë ekspertët.

Sipas tyre, djegia mund të jetë gjithashtu rezultat i embargos tregtare të Evropës me Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

“Ky lloj ndezjeje afatgjatë mund të nënkuptojë se atyre u mungojnë disa pajisje”, ka thënë Esa Vakkilainen, një profesoreshë e inxhinierisë së energjisë nga Universiteti LUT i Finlandës.

“Pra, për shkak të embargos tregtare me Rusinë, ata nuk janë në gjendje të bëjnë valvulat cilësore të nevojshme në përpunimin e naftës dhe gazit. Kështu që ndoshta ka disa valvula të thyera dhe nuk mund t’i zëvendësojnë”, ka vazhduar ajo.

Çmimet e energjisë në të gjithë botën janë rritur ndjeshëm pasi u hoqën bllokimet për COVID-19 dhe ekonomitë u kthyen në normalitet.

Çmimet u rritën sërish në shkurt të këtij viti, pas fillimit të luftës në Ukrainë. Qeveritë evropiane kërkuan mënyra për të importuar më pak energji nga Rusia, e cila më parë kishte furnizuar 40% të gazit të përdorur në Bashkimi Evropian.

Çmimet për burimet alternative të gazit u rritën si rezultat, dhe disa vende të BE-së – si Gjermania dhe Spanja kanë dalë me masa për kursimin e energjisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago