KRYESORE

BE-ja e ripërsërit: Të dielën u krye sulm terrorist në Kosovë, po presim hetimet

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, ka thënë se qëndrimi i bllokut evropian është i qartë se të dielën në Banjskë të Zveçanit u krye sulm terrorist.

Stano në konferencë për media ka thënë se BE-ja po i pret të kryhen hetimet e plota, para se të marrë ndonjë masë.

“Dua ta përsërisë qartë pozitën e BE-së për atë që ndodhi të dielën. Ky ishte sulm terrorist dhe ai duhet të hetohet, e përgjegjësitë duhet të sillen para drejtësisë. Të gjithë që janë të përfshirë apo që mund, janë të obliguar të bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurohet që ky sulm të hetohet plotësisht dhe ata që e kanë planifikuar, që e kanë ekzekutuar apo që ishin prapa të sillen para drejtësisë. Këtë pozicion BE-ja e ka përsëritur disa herë”, ka thënë Stano.

Sa i përket deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ka thënë se policët shqiptarë “nuk kanë se çfarë kërkojnë në veri”, Stano nuk ka dashur t’i komentojë.

Ai është pyetur nga korrespondenti i KOHËS, Augustin Palokaj, nëse ka ndonjë marrëveshje ku policëve shqiptarë të Kosovës nuk u lejohet hyrja në veri.

“Nuk komentojmë çdo deklaratë, çdo interpretim në lidhje me atë çfarë ka ndodhur. Ne kemi një situatë shumë serioze. Por, ne nuk angazhohemi me partnerët në rajon nëpërmjet kanaleve publike. Nëse kemi diçka për të thënë u themi direkt partnerëve tanë. Të gjithë kanë obligime e dinë shumë mirë se se çfarë prejt BE-ja. Kur shtetet anëtare t’i kenë të gjitha informacionet, më pas do të vendosin nëse duan të reagojnë ndan ndonjë deklarate, interpretimi apo se si do të reagojnë në lidhje me ata që zbulohen se ishin fajtorë për sulmin”, ka thënë Stano.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

16 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

17 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago