POLITIKE

BE-ja kërcënon udhëheqjen e Republika Srpskas me sanksione

Bashkimi Evropian ka dënuar fuqishëm retorikën përçarëse dhe nxitëse të përdorur nga krerët e Republika Srpskas gjatë festës së paligjshme të 9 janarit, teksa ka kërcënuar edhe me sanksione.

Të dielën, në Republika Srspka u mbajt një paradë ku u shënua dita kur më 1992 ishte shpallur shteti i serbëve në territorin e sotëm të Bosnjës, gjë që më pas i hapi rrugë një lufte të gjatë. Më 2015, kjo festë është shpallur e paligjshme nga Gjykata e Lartë në Bosnjë.

Gjatë paradës, ku parakaluan “ushtarë” të armatosur, u kënduan këngë nacionaliste duke rritur më tej tensionet midis komuniteteve në të gjithë vendin dhe duke përshkallëzuar më tej krizën e vazhdueshme politike.

“Ata (zyrtarët e RS-së v.j.) kërcënojnë stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe janë në kontrast të plotë me perspektivën në BE, e cila mund të bazohet vetëm në një Bosnjë-Hercegovinë të bashkuar, të bashkuar dhe sovrane. Festimet në RS janë gjithashtu në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës”, thuhet në deklaratën e BE-së, përcjell portali “Klix” të hënën.

Kohëve të fundit, zyrtarë të Republika Srpskas kanë kërcënuar hapur me pavarësim të këtij territori nga pjesa tjetër e Bosnjës. Në krye të kësaj nisme është anëtari serb i Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjës, Milorad Dodik.

Sipas deklaratës, BE-ja i ka bërë thirrje udhëheqjes së RS-së që të shkëputet nga veprime dhe retorika të tilla dhe të zgjidhë mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe mjeteve juridike në institucionet shtetërore.

Serbët kohë më parë kanë kërcënuar se do të tërhiqen nga institucionet qendrore të Bosnjës dhe se do të themelojnë ato të tyre, përfshirë ushtrinë, autoritetin e mbledhjes së taksave dhe agjencinë e sigurisë.

“Ne jemi të përkushtuar për të lehtësuar dialogun që do të ndihmonte në heqjen e pengesave për përparimin e vërtetë në rrugën evropiane të Bosnjës në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe të vendit. Nëse situata përkeqësohet, BE-ja ka në dispozicion një gamë të gjerë mjetesh, duke përfshirë kornizën ekzistuese të sanksioneve dhe ndaljen e ndihmave”, thuhet në deklaratën e BE-së, të nënshkruar nga zëdhënësi i saj, Peter Stano.

Ditë më parë, SHBA-ja vuri sanksione ndaj Dodikut dhe disa zyrtarëve tjerë serbë të Bosnjës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago