KRYESORE

BE ndalon naftën ruse, sa pritet të rritet çmimi

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e deklaroi këtë para Parlamentit Europian në Strasburg. Embargoja do të hyjë në fuqi brenda 6 apo 8 muajsh. Për dy vende të BE vlejnë rregulla të veçanta.

Prej javësh debatohet në BE nëse është e përballueshme për vendet e BE një embargo e naftës kundër Rusisë.

Komisioni Europian ka përpunuar tani një propozim, të cilin të mërkurën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e bëri të ditur para Parlamentit Europian.

Propozimi është pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë, bëjnë të ditura njëzëri disa agjenci lajmesh.

Por që të hyjnë në fuqi sanksionet e planifikuara është i nevojshëm miratimi i 27 vendeve anëtare të BE. Që këtë të mërkurë pritet që të fillohet në Bruksel me konsultimet.

Nëse nuk ka rezerva të mëdha nga kryeqytetet e BE embargoja mund të hyjë në fuqi brenda disa ditësh.

Sipas këtij propozimi kjo embargo do të hyjë në fuqi brenda 6 apo 8 muajsh. Kjo do të thotë se sipërmarrjet e BE nuk do duhet në të ardhmen që të importojnë më naftën ruse. Por për t’u dhënë vendeve kohë për t’u përgatitur, do të ketë afate kalimi.

Konkretisht parashikohet që pas 6 muajsh do të hyjë në fuqi ndalimi i importeve për naftën e papërpunuar dhe pas një faze prej 8 muajsh edhe ndalimi i produkteve të naftës. Në këtë kontekst do të luajë rol nëse furnizimet vijnë me gazsjellës apo me anije.

Përjashtime janë bërë për Hungarinë dhe Sllovakinë. Të dyja këto vende marrin sasi të mëdha të naftës nga Rusia dhe për shkak të mungesës së rrugëve detare nuk shohin mundësi të shpejta për të gjetur menjëherë burime të tjera alternative të furnizimit.

Krahas embargos së naftës propozimi i BE për sanksione përfshin edhe masa të reja ndëshkuese kundër sipërmarrjeve. Të prekura priten të jenë banka më e madhe ruse, Sberbank, dy banka të tjera dhe televizione që shpërndajnë me qëllim informacione të rreme për luftën në Ukrainë. Bankat nuk do mund të përdorin më sistemin financiar të komunikimit Swift.

Për qytetarët e BE një embargo do të thotë çmime më të larta. Kështu ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck pret rritje me “hov të çmimeve”. Një arsye ndër të tjera është që nafta ruse do duhet të zëvendësohet nga alternativa të tjera më të shtrenjta.

Po ashtu ndryshimet që duhet të bëjnë rafineritë dhe rrugët e furnizimit sjellin kosto të tjera. Por nuk ka prognoza të sakta, se sa do të rriten çmimet në të ardhmen./DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

15 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago