KRYESORE

BE nuk i hap negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i mbledhur në Luksemburg vendosi të shtyjë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Paola Zacarias tha se sot nuk u arrit një dakordësi megjithëse bisedimet ishin të gjata.

“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk u bë e mundur të bihej dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër, atë sllovene”, tha ajo.

Nga raportimet gjatë ditës së sotme ky vendim ishte i pritshëm, pasi ishte mësuar se Bullgaria do të bllokonte procesin për shkak të mos marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesi bullgar në takim, sipas MIA-s, kishte thënë se “BE nuk e kupton sa i thellë është problem midis Shkupit dhe Sofjes”, se “kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane” dhe se “Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”.

Ndërkohë në fillim të mbledhjes u konfirmua se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për negociatat.

Vendet anëtare që mbështesin zgjerimin, edhe para takimit, në fakt ishin deklaruar “pro” fillimit të negociatave duke ftuar BE-në të mos i marrë parasysh kontestet bilaterale. Por tashmë pritet të shihet se çfarë vendimmarrje do të ketë nën presidencën sllovene, raporton Top-Channel përcjell Klankosova.tv

Ministri i jashtëm Sloven Gasper Dovzan, u shpreh më herët se gjatë presidencës sllovene të BE-së e cila fillon në 1 Korrik zgjerimi mbetet një faktor kyç.

Ndërsa ministri gjerman për Evropën, Michael Roth në deklaratën e tij para fillimit të mbledhjes tha se vendimet e nevojshme, si përcaktimi i datës për Konferencën e Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë nën hijen e konflikteve dypalëshe.

“Mendoj se çështja kryesore sot është të vërtetohet besueshmëria e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Një vit më parë, pas diskutimeve të gjata, ne vendosëm zyrtarisht të hapnim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tanimë ato duhet të fillojnë. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe. Komisioni dhe Qeveria Federale janë të mendimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur pjesën e tyre të angazhimeve, në mënyrë që ne të jemi në gjendje të fillojmë tani” tha Roth.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

22 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago