Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe, duke theksuar nevojën për respektim të plotë të procedurave ligjore dhe të të drejtave themelore, shkruan Gazeta Sinjali.
“BE-ja po ndjek nga afër arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe. Ne presim që autoritetet serbe të respektojnë dhe të sigurojnë zbatimin e rregullt të procedurës ligjore,” thuhet në deklaratën e tyre për Dukagjinin.
Ky reagim vjen pas shqetësimeve të ngritura nga autoritetet kosovare dhe organizatat e të drejtave të njeriut për mënyrën e ndalimit të Spahiut dhe mungesën e informacionit për trajtimin e tij në paraburgim.
Bashkimi Evropian ka rikujtuar Serbinë për detyrimin që ka ndaj respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe sigurimin e një procesi të drejtë ligjor, në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane që ajo është zotuar të ndjekë në kuadër të integrimit evropian.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…