Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Bedri Krasniqit lidhur me akuzën për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë, kurse Alban Dezdari u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.
Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se Krasniqi ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.
Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të gjykatës.
Kurse, Dezdari u shpall fajtor dhe u dënua me 8 vjet burigm për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, kurse u lirua nga akuza për “Vrasje të rëndë e mbetur në tentativë”.
Të njëjtit do t’i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim.