LAJME

Video/ Haaland shënoi gol, një tifoz i hidhet mbi shpinë: ishte Flanagan, ish-kampioni i botës në boks

Një gol i Erling Haaland në Premier League nuk është më lajm, por ai ndaj Sheffield gjeti një mënyrë për t’u bërë i paharrueshëm. Pasi mposhti Foderingham, norvegjezi i Manchester City nuk e festoi golin vetëm me shokët e tij.

Pikërisht kështu, sepse nga tribuna një tifoz ka është hedhur mbi shpinën e numrit 9. Haaland e mori me sportivitet dhe bëri mirë. Tifozi që festoi me të ishte ish-kampioni i botës në boks Terry Flanagan. Vetëm pak sekonda festim së bashku, përpara se të mbërrinin stjuardët, të cilët e bllokuan dhe e nxorrën jashtë.

Haaland kishte duruar një pjesë të parë zhgënjyese në Bramall Lane pasi humbi një penallti për herë të parë që kur u bashkua me City. Norvegjezi, sidoqoftë, nuk gaboi kur pati një tjetër mundësi pas pushimit, duke goditur me kokë në krosimin e Jack Grealish.

Ai nuk dukej se ishte në humorin e duhur për të festuar golin e tij fillimisht, dukshëm i mërzitur nga humbja e mëparshme e penalltisë. Por një tifoz tepër i ekzaltuar për të festuar me të u hodh nga tribuna mbi Haaland, duke e bërë të ndryshojë mendje.

Duke u shfaqur nga hiçi, tifozi iu hodh në shpinë Haaland dhe e puthi në faqe. Mediat shpejtuan të zbulojnë se tifozi në fjalë ishte ish-kampioni i botës, Terry Flanagan.

Flanagan mbajti titullin WBO në peshën e lehtë midis viteve 2015 dhe 2017. Boksieri  bëri katër mbrojtje të suksesshme të brezit përpara se të ngjitej në peshë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

7 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago