Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Istogut, Bekë Berisha, ka treguar planet e tij për ndërtimin e parkingjeve e parqeve.
Sipas tij, në Istog ka hapësira të mjaftueshme për krijimin e parqeve, ndërsa për krijimin e parkingjeve ka thënë se do ta rrënojnë objektin e Komunës dhe do të krijojnë parking.
“Në të gjitha hapësirat publike do të ketë salla sportive, kënde lojërash, trotuare dhe ndriçim, parkingu është shumë problem i madh. Duhet edhe infrastrukturë rrugore por edhe parkingje. Ligji nuk është respektuar për parkingje. Ndoshta duhet me ndërtu një objekt të ri të Komunës e krejt hapësirën aty përfundi me e bë parking. Kemi hapësira boll”, ka thënë Berisha.
Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Istogut po diskutojnë në “Debat Përnime” për balotazhin e 14 nëntorit. Të ftuar në emision janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Istog: Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LDK-së, Ilir Ferati ka siguruar 41,09 për qind të votave, kurse Bekë Berisha nga AAK, ka marrë 26,49 për qind.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…