FOTO&VIDEO

Bënte video intime me të miturën, mbulon fytyrën para kamerave në sallën e gjyqit

Kishte filmuar disa herë veten duke abuzuar me një të mitur, por këtë herë, në sallën e gjyqit, Abaz Doga mbuloi fytyrën për të mos u fiksuar nga kamerat në ato pak çaste që ato u lejuan brenda.

Në krah të 65-vjeçarit, i cili u arrestua të shtunën për përdhunimin dhe abuzimin e një 15-vjeçareje në Barru, ishte edhe Klajdi Poçi, 20 vjeç, i cili akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale. Në grupin me katër vetë që kishin abuzuar me të miturën bëjnë pjesë edhe dy minorenë.

Për të katër të pandehurit, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Asnjëri prej tyre nuk bëri asnjë deklaratë në sallën e gjyqit.

Pas arrestimit të tyre të shtunën, Policia tha se Doga, kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhe në tre personave, 20-vjeçarit Klaidi Poçi dhe dy të miturve, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Lexo edhe: Abuzimi i së miturës, Prokuroria heton dhe drejtuesit e shkollës
Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

2 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

7 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

8 orë ago