BOTA

‘Benzi’ 670,000 euro i ministres së Shërbimeve Sociale “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar pasi bëri një turne në Anadoll me një Mercedes-Benz S63-E, që thuhet se vlen 32 milionë lira turke (670,000 euro).

Zgjedhja erdhi në një kohë kur Ministri i Financave Mehmet Simsek ka bërë thirrje të përsëritura për shkurtime të shpenzimeve publike.

Gjatë vizitës së saj në Karabık, Göktaş la në garazh makinën e saj elektrike Togg të prodhuar në vend me vlerë 2.63 milionë lira (55,000 euro), e cila është automjeti i saj zyrtar dhe preferoi të lëvizte me S-Class, që ka edhe sedilje masazhi.

Në mediat sociale, përdoruesit komentuan me sarkazëm duke shkruar: “Mos e lini Simsek ta shohë këtë”.

Çështja po merr vrull, pasi me një rregull të kohëve të fundit nga Ministria e Financave u kërkohet të gjitha organeve publike t’i përmbahen masave të rrepta shtrënguese, duke kufizuar shpenzimet e tyre në çdo nivel – nga udhëtimet deri te përdorimi i pronës shtetërore.

Me sa duket, Mahinur Özdemir Göktaş mendonte se kjo thirrje specifike kishte të bënte me të tjerët dhe jo me veten… Ministrja turke ka lindur në Belgjikë dhe gjithashtu mban shtetësi belge, ishte anëtare e parlamentit lokal të Brukselit dhe gjatë mandatit të saj ajo kishte refuzuar të merrte pjesë në heshtjen njëminutëshe në kujtim të gjenocidit armen.

Ajo ka qenë gjithashtu ambasadore e Turqisë në Algjeri nga viti 2022 deri në vitin 2023, ndërsa është interesante se nuk studioi drejtësi siç donte fillimisht sepse e kuptoi se nuk do të ishte në gjendje të fliste në gjykatë duke mbajtur… shami!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

35 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago