POLITIKE

“Berisha babai im shpirtëror”, thirrja e Dash Sulës: Doktor je komunist, jep dorëheqjen pas humbjes

Dashnor Sula edhe pse e pranoi se Sali Berisha është babai i tij shpirtëror në politikë, i bëri thirrje kreut të PD nga studio e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, që të dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

“Berisha për mua ka qenë babai shpirtëror i imi. Dhe nuk kam turp ta them mo vlla. E kam deklaruar në këtë studio, se nëse Berisha e mund Edi Ramën unë do ti ulem në gjunjë, do t’i puth këmbët. Pikë! Ama nuk i fitoi zgjedhjet sepse i premtoi demokratëve, dhe mua, dhe gjithë të tjerëve se do ta rrëzojmë, zhbëjmë Edi Ramën. Zotëri jep dorëheqjen të vij burri tjetër, kush ka këllqe ta mbaj këtë post. Edhe ai tjetri ta kuptojë vetë. Dhe jo si ai tjetri që s’mbushi asnjëherë pantallonat. Ai që thotë ‘o Rameee’, që s’i bën as 700 vota”, deklaroi Sula në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Në vijim, Sula, i cili mbeti jashtë listave të PD, u tregua i ashpër me lidershipin e kësaj force politike, duke thënë se kanë humbur kontaktin me elektoratin. Sipas tij PD duhet të shkëputen nga kjo mendësi, të cilën e quajti komuniste.

“Këta janë shkëputur nga realiteti, janë njerëz që nuk e dinë. Këta flenë gjumë dhe dalin në mëngjes e mendojnë se do kenë jetë politike të pavdekshme. Dhe duhet ta kuptosh që kur s’të do i joti, s’të do demokrati, s’të do familja jote, lagjja jote. Mos prittë të dojë komshiu, lagjja, fshati apo qyteti. S’kam asgjë personale dhe do t’ia them dhe doktorit. ‘Doktor, sa kohë nuk do ndryshojë mentaliteti komunist brenda forcës tonë politike, që të vlerësohet ai që ka meritokraci, ai që votohet në mënyrë të drejtë nga anëtarësia, kjo punë nuk do të zgjidhet, Nuk e kam për veten time, e kam për parimin. Parimin se anëtari zgjedh, jo kryetari. Si mund ta zhbësh parimin ti, që kryetari vendos kur anëtari zgjedh. Dhe erdhi dita kur kryetari tha s’më pëlqen fytyra e shëmtuar e Dash Sulës, por dua një fytyrë të bukur si Albana Vokshi”, deklaroi Sula në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago