KRYESORE

Berisha çel fushatën e 11 majit në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë: Nisim betejën e fitores për Shqipërinë Madhështore

Koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, i përbërë nga Partia Demokratike dhe aleatët, çeli zyrtarisht fushatën zgjedhore nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shfaq për herë të parë në publik pas një kohe, krah strategut amerikan Chris LaCivita.

“Sonte nisim betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore, në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri”, deklaroi Berisha në fjalimin hapës. “Këto 12 vite ishin vite të shkretimit, të varfërimit, të largimit të mbi 1 milionë shqiptarëve nga vendi”, shtoi ai.

Duke e cilësuar qeverinë aktuale si “regjim”, Berisha akuzoi se “regjimi i Tiranës dhe mafia ndërkombëtare kanë fshirë arritjet madhore të Shqipërisë pluraliste”. Ai përmendi edhe pensionistët, të sëmurët dhe familjet shqiptare si më të prekurat nga politikat e qeverisë: “700 mijë pensionistë qajnë pothuajse çdo ditë me lot të ftohtë mjerimi… mijëra të sëmurë nuk marrin ilaçet dhe mbështeten në mëshirën e sëmundjes.”

Strategu amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, dha një mesazh nga podiumi:“Në 2024 në SHBA, socialistët u përpoqën të burgosin Donald Trump, dështuan. Në 2025 në Shqipëri, po përpiqen të burgosin opozitën, dhe do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e 12 viteve.”
Ai shtoi: “Votoni për dr. Berishën, jepini vendit tuaj mundësinë dhe jepini njerëzve shpresë.”

Në fushatë u prezantuan kandidatët për 12 qarqet e vendit. Anëtari i FRPDSH-së, Orest Berberi, deklaroi: “Partia Demokratike është zemra e shqiptarëve të lirë… Ne jemi njishat. Do të rrëzojmë çdo hienë.”

Fermeri nga Lushnja, Komi Furrxhi, u shpreh: “Unë kërkoj që shteti të më trajtojë si investitor… Sali Berisha po e tha fjalën, e mban. Nafta pa taksa, subvencione për çdo fermer, ndihmë për të shitur prodhimet – këto nuk janë luks.”

Artjola Tabaku, një qytetare e re, solli shqetësimin për çmimet e apartamenteve:“Çmimi i një apartamenti modest u dyfishua në vetëm 5 vite! Apartamente ka më shumë se kurrë, por popullatë më pak se kurrë.”

Ndërsa mësuesja Alketa Lugaj denoncoi politizimin në sistemin arsimor:“Drejtuesit e shkollave janë kthyer në komisarë politikë… Programi i PD mishëron idealet e një arsimi modern dhe të drejtë. Paga mesatare e mësuesit do jetë 1300 euro, e pedagogut 2000 euro.

Berisha e mbylli fjalën me referenca historike ndaj arritjeve të qeverive të PD-së:“Ne e futëm Shqipërinë në NATO, liberalizuam vizat, ndërtuam Rrugën e Kombit dhe realizuam TAP-in e Kaskadën e Devollit. Këtë herë, projekti është më i madh: Shqipëria Madhështore.”

Në hyrje të bulevardit që çon drejt podiumit ishin vendosur 11-të shifra “1”, që simbolizojnë numrin e koalicionit në fletën e votimit. Flamuj shqiptarë, amerikanë dhe të BE-së valëviteshin në duart e simpatizantëve që brohorisnin për Berishën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

46 minuta ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago