Nga Saranda ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e radhës u shpreh se do të marrin fund komandimet dhe emërimet në PD.
Ai tha se do të jetë e parashikuar në statutin e partisë që nëse një kryetar humbet zgjedhjet, ai do të shkarkohet menjëherë.
Berisha: Do të marrin fund komandimet. Komandimet janë vendime tipike të PPSH-së. Nëse ndodh një fatkeqësi me kryetarin atëherë detyrën do ta marrë nënkryetari ose sekretari i përgjithshëm. Sot gjysmën e krerëve të degëve i kemi të emëruar. Nëse ai ka fobira nga ju, çfarë kusuri keni ju që të keni një kryetar të komanduar.
Berisha: Basha dhe të gjithë të shkojnë t’i kontrollojnë 4200 firmat një për një, por s’ka tagër mbi to!
Do të parashikohet në statut që nëse humben zgjedhjet, kryetari të jetë me hënë dhe yll në ballë, do të ikë, sepse ndryshe nuk shkojmë drejt fitores. Të bëhemi si kombet e tjera. Jo të humbasë 4 palë zgjedhje dhe të qëndrojë sërish. Të shkarkon statuti direkt po humbe.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…