Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë publikisht hapur në mbështetje të Izraelit dhe goditjeve të fundit në Iran, duke përmendur se “diktatura e Ajatollahëve” po shkon drejt fundit të merituar.
Përmes një publikimi në median sociale Facebook, Berisha ka bërë disa reflektime mbi situatën e fundit në Lindjen e Mesme, duke thënë se goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.
Berisha, përmend po ashtu se PD-ja e beson fundin e regjimit iranian dhe çlirimin e popullatës me rikthimin e paqes në Lindjen e Mesme.
Mesazhi i plotë:
Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar!
Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.
Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…