POLITIKE

Berisha për kërcënimin e Haradinaj: Kush janë ata horra që yshtin këta zagarë me fëlliqë me gojën me gjujt gurin e me e fsheh dorën

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pas kërcënimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se dikush po i nxitë këta persona që të ofendojnë.

Ai ka kërkuar reagimin e udhëheqësve të shtetit.

“Ku janë ata udhëheqës të shtetit që i fusin vesht’ në lesh, e nuk kanë kurajë me u çu kundër kësaj fushate linçuese e kërcënuese antinjerëzore e antikombëtare. Ku është Presidentja, Kryeministri, Parlamenti…” , ka thënë në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë, Ramush Haradinajn, një hero e të vetmin njeri të gjallë që ka dhënë krejt e gjithcka për lirinë e këtij vendi.

Kush janë ata horra që i yshtin këta zagarë me flliqë me gojë me e gjujt gurin e me e fsheh dorën.

Ku janë ata udhëheqës të shtetit që i fusin vesht’ në lesh, e nuk kanë kurajë me u çu kundër kësaj fushate linçuese e kërcënuese antinjerëzore e antikombëtare. Ku është Presidentja, Kryeministri, Parlamenti…

Sot është kërcënuar me vrasje një hero i luftës e dy herë kryeministër. Cka duhet të ndodhë më shumë që t’iu ndihet zani juve.

Ku është prokuroia, policia apo edhe AKI-a. Kërcënimi ka qenë serioz e publik, nga një person me emër e mbiemër. Cka ju duhet atyre më shumë që ta nisin një hetim e ta shpallin në kërkim një person të rrezikshëm.

Mosveprimi mund të trimërojë edhe psikopatë të tjerë.

Kjo është ngjarje e rëndë që kërkon reagim institucional e veprim urgjent të organeve të rendit e të ligjit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago