Qeveria ka miratuar vendimin për dërgimin e 4 ushtarëve shqiptarë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për të kontribuar në ndihmën dhe trajnimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Ky vendim ka si qëllim mbështetje direkte për forcimin e kapaciteteve të ushtrisë ukrainase në kuadër të luftës ndaj agresionit rus.
Misioni i personelit shqiptar do të ketë një kohëzgjatje 3-vjeçare, me rotacion prej 180 ditësh për secilin ushtar.
Ministria e Mbrojtjes do të mbulojë të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit, përfshirë dietat, akomodimin, ushqimin, sigurimet dhe shpenzimet për shërbimet e tjera të nevojshme, si transporti dhe mbështetje shëndetësore.
Ky angazhim i Shqipërisë vjen në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën dhe forcimit të marrëdhënieve me NATO-n.
Ky vendim është i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, duke theksuar angazhimin e saj në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…