Berisha: Pushtim barbar nga diktatori gjakësor Putin, Shqipëria do të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga NATO

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Vladimir Putin si diktator, duke komentuar pushtimin rus të Ukrainës.

“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, do të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kjo aleancë. Shprehim solidaritetin tonë më të madh me kombin ukrainas dhe të dënojmë me forcën më të madhe agresionin barbar rus, ndaj këtij kombi, të urdhëruar nga diktatori gjakësor Vladimir Putin”, tha Berisha.