Berisha reagon pas dorëheqjes së Bashës në krye të PD

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Berisha, cilëson ‘përparësi’ bashkimin e PD.

“Bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD”, shprehet Berisha.

Ish-kryeministri thotë se kjo do të arrihet përmes votës së lirë brenda partisë.

“Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, përfundon Berisha.