LAJME

Aksidenti i sigurimit të Radoiçiqit që u mbajt i fshehtë – la të vdekur nënën e një polici, babai në gjendje të rëndë

17 ditë më parë, më saktë më 21 mars, një limuzinë nga autokolona e sigurisë së Milan Radoiçiqit u përplas me një makinë që brenda kishte prindërit e një prej shefave të policisë së Beogradit dhe të gjitha mediat pro-qeveritare heshtën për lajmin.

R. M vdiq nga plagët e marra dje në një spital të Beogradit dhe bashkëshorti i saj është ende në terapi intensive.

Rasti ka ndodhur në rrugën Brus-Kopaonik. Mediumi serb Radar e raportoi lajmin për herë të parë më 1 prill në artikullin se rojet e sigurisë së Milan Radoiçiqit plagosën rëndë një çift të martuar.

Më pas Radar zbuloi se çifti që u aksidentuar kur Lada e tyre, e cila po udhëtonte në korsinë e djathtë, u godit nga një limuzinë Skoda parakaluese, brenda kishte dy të rinj nga sigurimi i Radoiçiqit.

Automjeti i tipit Skoda ishte në kolonën e automjeteve që normalisht siguronin Radoiçiqin. Parakalimi fatal është nisur nga një xhip me targa të huaja dhe drejtuesi i Skodës e ka ndjekur dhe më pas është përplasur me veturën e tipit Lada, ku ndodheshin dy të moshuarit.

Pavarësisht se çifti i të moshuarve mbeti i plagosur rëndë dhe të dyja mjetet u shkatërruan plotësisht, siç shihet edhe në fotografi, dy të rinjtë që shkaktuan përplasjen nuk kanë kaluar as procedurën e zakonshme policore në situata të tilla. Ata nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa bashkëshortët e lënduar janë transferuar në terapi intensive. Sipas gjetjeve fillestare, të dy kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa mjekët kanë vlerësuar fillimisht se bashkëshorti ishte në rrezik për jetën. Ndërkohë gjendja e të plagosurës R. M. u komplikua edhe më shumë dhe fatkeqësisht ajo ndërroi jetë 17 ditë pas aksidentit.

Siç raporton Radar, ky aksident i rëndë trafiku, tashmë fatal, u shoqërua përveç mosveprimit të institucioneve – sepse policia dhe prokuroria nuk bënë atë që bëjnë zakonisht kur një aksident shkaktohet nga qytetarë të thjeshtë – edhe nga heshtja e mediave të regjimit. Asnjëri prej tyre nuk raportoi as një lajm të shkurtër se aksidenti trafiku madje kishte ndodhur. As Ministria e Brendshme nuk ka dalë me ndonjë deklaratë zyrtare për këtë aksident.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago