Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke qëndruar në Tiranë dhe ndër takime të shumta, ka zhvilluar dhe një takim me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën. Vet ky i fundit e bëri publike takimin ndërmjet tij dhe liderit të Vetëvendosjes.
Berisha, theksoi se në takim i ka shprehur Kurtit urimet e tij për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjdhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
“Takim i hapur dhe miqësor” shkruan Berisha.
Postimi plotë:
Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!
Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes se Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.
Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.
Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal.
Takimi ishte i hapur dhe miqesor! sb