POLITIKE

Berlini kundër Elon Musk: Po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e 23 shkurtit

Miliarderi amerikan Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet gjermane të planifikuara për 23 shkurt. Kështu është shprehur një zëdhënëse e qeverisë gjermanë, teksa kritikonte CEO-n e Teslas.

“Është me të vërtetë rasti që Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale”, shkroi ajo në një postim në platformën ‘X’, teksa kritikoi një artikull opinioni që Musk shkroi gjatë fundjavës ku shprehte hapur mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

“Musk është i lirë të thotë mendimin e tij. Në fund të fundit, liria e shprehjes mbulon edhe marrëzitë më të mëdha”, komentoi më tej zëdhënësja.

Mbështetja e Musk, i cili do të shërbejë si këshilltar i administratës së presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për AfD-në, vjen në një kohë që gjermanët përgatiten të shkojnë në zgjedhje më 23 shkurt pas rënies së qeverisë së koalicionit të kancelarit Olaf Scholz.

Artikulli i Musk, i botuar në gazetën gjermane Welt am Sonntag, është një zhvillim shtesë në pikëpamjen e tij të shprehur hapur me një postim në X javën e kaluar, ku ai shkroi se “vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë”, ku ai vlerësoi qëndrimet e kësaj partie për rregullimin e tregut, taksimin dhe derregullimin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago