Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka dalë në mbrojtje, kryeministrit Albin Kurti, i cili një ditë më parë tha se prokurorët e Kosovës “në hetime, janë lepuj për Qeverinë dhe kërmij për të tjerët”, duke akuzuar edhe vetë kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn.
Gjatë Konferencës, ministrja Haxhiu është pyetur edhe për Konferencën e thirrur nga kryeprokurori Blerim Isufaj, deklaratat e Kryeministrit për Prokurorët, si dhe për thirrjen e Kurtit për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale.
Haxhiu tha se, Kurti nuk e ka refuzuar dëshminë në Prokurorinë Speciale por ka ofruar disa ditë dhe data për ta dhënë dëshminë në zyrën e tij.
Ministrja e Drejtësisë tha se Kryeministri Albin Kurti nuk është akuzuar për korrupsion, madje as nga kritikët e tij më të mëdhenj nuk është thënë asnjë fakt apo detaj, shkruan A2.
Sakaq, zyrtarja e lartë e qeverisë Kurti tha se Kosova ka treguar se i respekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe se nuk ka hequr dorë nga reforma në Drejtësi.
Kurti është ftuar këtë muaj nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në një rast korrupsioni, saktësisht për rastin e keqpërdorimit të rezervave shtetërore. Ai nuk i është përgjigjur ftesës – akoma – por i ka ftuar prokurorët të shkojnë tek ai. Shumë zyrtarë qeveritarë dhe eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet e kanë cilësuar të motivuar politikisht ftesën që prokuroria ia ka adresuar kryeministrit të Kosovës, meqë ajo është bërë në prag të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…