BOTA

Berlini “zbraz” depot e Gjermanisë Lindore, drejt Ukrainës mijëra armë… sovjetike

Gjermania duket për momentin burimi kryesor i furnizimit me armë mbrojtëse për rezistencën ukrainase ndaj sulmit rus. Pas vendimit historik për të dërguar për herë të parë nga Lufta e Dytë Botërore armë në një vend në konflikt, konkretisht 1 mijë armë antitank dhe 500 raketa Stinger, Berlini do të çojë edhe armë të tjera, që në fakt përbejnë një rikthim në të kaluarën për Kievin.

Bëhet fjalë për 2700 armë antiajrore të tipit “Strela”, që i përkisnin ish-Gjermanisë Lindore para rrëzimit të Murit të Berlinit, që kishin mbetur në magazinat gjermane prej dekadash, por në gjendje operacionale të mirë. Transferimi i armëve, nga burimet e A2 CNN është vendosur nga Ministria e Ekonomisë dhe pret vetëm miratimin e Këshillit të Sigurimit gjerman.

Dërgesa e këtyre ”mbetjeve” pothuajse të harruara të kohës së Bashkimit Sovjetik ka një logjikë, në terrenin ukrainas. Janë mjete të thjeshta për t’u përdorur, edhe me një trajnim të shpejtë, mbahen në shpatull dhe njihen nga çdo ushtarë ukrainas, jo vetëm nga profesionistët e sotëm por edhe nga qindra mijëra rezervistët të trajnuar në kohën sovjetike dhe vitet që pasuan rënien e saj.

stinger 1280×720
Gjermania do të dërgojë qindra raketa dhe antitanke në mbështetje të Ukrainës
Raketat e pajisjeve “Strela” mund të ngjiten deri në 2 kilometra, duke rrezikuar së tepërmi mjete si helikopterët e transportit, por jo vetëm. Për ketë arsyeje, si dhe për kostot tashmë të ulëta me të cilat gjenden në treg, kanë qenë prej dekadash një nga mjetet më të preferuara të lëvizjeve gueriljase veçanërisht në Afrikë dhe Azi, por e përdorur në disa raste edhe nga organizata si IRA irlandeze dhe ETA baske.

Ndërkohë, Berlini po lëviz edhe politikisht, duke bërë presion që të ngrihet një Komision të dedikuar mbi Ukrainën hetohen aksionet gjatë sulmeve ushtarake ruse , që sipas ministres se jashtme Annalena Baerbock në shumë raste kanë marrë konturet e krimeve kundër njerëzimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

8 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

23 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago