POLITIKE

Bërnabiç: “Jemi afër vendimit për ta dërguar forcën e sigurisë në Kosovë”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, nuk e ka anashkaluar mundësinë që Serbia duke iu referuar rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të dërgojë një numër të konsiderueshëm të forcës së sigurisë serbe në Kosovë.

“Albin Kurti na ktheu të gjithëve jo në shekullin e 19-të, por në shekullin e 18-të. Çdo gjë që ai bën është një rrezik jo vetëm për serbët, por për shqiptarët dhe për mbarë Evropën. Kurti na solli në prag të luftës”, ka pretenduar Bërnabiç.

“Tani po shohim çdo ditë shkeljen e marrëveshjeve të Kumanovës dhe Brukselit. Jemi shumë afër që të kërkojmë kthimin e forcave serbe në Kosovë sipas rezolutës 1244. Vuçiç do të japë më shumë informacion për këtë”, ka shtuar ajo.

Lajmin për të dërguar deri në 1 mijë pjesëtarë serbë nga institucionet e sigurisë për në Kosovë fillimisht e dha drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

“Vendi ynë do të marrë në konsideratë kthimin e 1 mijë pjesëtarëve të forcave tona për të cilat ne kemi të drejtë sipas Rezolutës 12/44. Presidenti i Serbisë ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të lejojmë një tjetër ‘Stuhi’”, pati deklaruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago