Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar se rekomandimi i Parlamentit Evropian për Serbinë, i cili kërkon njohje reciproke me Kosovën, nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe siç tha ajo “as me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”
Bërnabiq theksoi më tej se nuk pret që Komisioni Evropian të veprojë sipas rekomandimeve të miratuara nga Parlamenti Evropian në lidhje me Serbinë, sepse siç shton ajo “nuk sheh ndonjë bazë ligjore për këtë”.
Sipas shefes së ekzekutivit serb rekomandimet e miratuara nuk kanë fuqinë e rezolutës dhe Komisioni Evropian mund t’i marrë parasysh dhe të veprojë sipas tyre, por mund të bëjë edhe të kundërtën, raporton RTV.
Bërnabiq ka thënë se në këtë rekomandim përpos asaj që i kërkohet Serbisë vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, gjithashtu kërkon arritjen njohjes reciproke me Kosovën.
“Këto dy rekomandime kanë të njëjtën peshë dhe nuk e di pse në mediat tona flitet për një rekomandim dhe jo për tjetrin, sepse në fakt ato dy rekomandime tregojnë karakterin e asaj që sapo ka kaluar në Parlamentin Evropian, gjë që unë nuk e di. Mendoj se është në interes të Serbisë dhe nuk mendoj se është e drejtë”, tha ajo
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…