Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha ka publikuar foto me diktatorin mizor çeçen Ramzan Kadyrov.
Berisha me anë të një storie në rrjetin social Facebook, ka ndarë dy fotografi, një me Kadyrovin dhe tjetrën me drejtorin gjeneral të klubit Magomed Daudov, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, Berisha është futbollist i ekipit çeçen, që garon në elitën e futbollit rus, Akhmat Grozny.
Ai me Groznyn, ka zhvilluar 125 paraqitje, derisa ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 14 të tjerë.