Ishte një nga personazhet më të urryera nga opinioni publik ukrainas, të paktën në Kiev dhe në territoret ku dominon qëndrimi anti-rus, por sot një oficere e lartë e Kremlinit ka rënë pre e një sulmi raketor të drejtuar enkas ndaj saj, teksa po drejtonte automjetin privat në Horloska, qytet i Donjetskut që prej vitit 2014 është në dorë të forcave pro-ruse.
Olga Kachura deri në vitin 2011 ishte një oficere e lartë e policisë së Kievit, me gradën nënkolonel. Por pas ngjarjeve që çuan në aneksimin de facto të Rusisë ndaj Krimesë dhe sulmin e forcave pro-se në Donbas, ajo zgjodhi krahun e Kremlinit.
Jo vetëm, por sipas burimeve ukrainase Kachura, e cila po drejtonte një divizion të artilerisë raketore, ishte ndër më gjakataret dhe është akuzuar disa herë se ka goditur objektiva civile. Në Kiev Kachura cilësohej si tradhtare dhe ishte dënuar me 12 vjet burg.
Pas lajmit të vdekjes, presidenti rus Vladimir Putin dekretoi dhënien e titullit “Heroinë e Rusisë” për Kachura, me motivacion “Guximin dhe heroizmin e treguar gjatë detyrës”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…