Besimtarët myslimanë mblodhën mbi 300 mijë euro në xhumanë e kaluar për Shqipërinë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se janë mbledhur 304, 302 euro për të dëmtuarit nfga tërmeti në Shqipëri.

Të hollat u grumbulluan në aksionin e ndërmarrë, sipas deklaratës të Myftiut Naim Tërnava, që në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, më datë 29.11.2019, të mblidheshin ndihmat, njofton Klan Kosova.

“Në ditën kur u ndërmor ky aksion, që ishte ditë e premte kur imamët mbajnë ligjëratën e rregullt javore në hytbe, imamët janë orientuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame që të flasin për vlerën e ndihmës-sadakasë, për kuptimet e vëllazërisë kombëtare dhe që të rikujtojnë xhematin që të luten e t’i ndihmojnë motrat e vëllezërit nga Shqipëria në të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe nëpërmjet aksionit që po ndërmerrej në xhami”, thotë BIK.