Avokati Besnik Berisha ka thënë se Qeveria e VV’së po paguar tiketa të trafikut me para të Ministrive.
Kështu është deklaruar ai sot në Pressing, ku ndër të tjera shtoi se këtë e ka nga informacione të sigurta.
“Qeveria e VV’së po i paguan edhe tiketat e trafikut me para të ministrës, kur të duan ua demostrojmë këtë pjesë.”, ka thënë ai.
Berisha ka pasur një debat të ashpër me aktivistin Rron Gjinovci në këtë emision, i cili më pas e akuzoi atë për ‘fshehje të fakteve’.