Koalicioni ndërmjet LVV-së dhe LDK-së pritet që ta zvogëlojë në 12 numrin e ministrive, nga 21 sa ishin në qeverinë Haradinaj.
Shumë ministri do të bashkohen në një, ndërsa Ministria e Zhvillimit Ekonomik mund të jetë superministri gjigante.
Kështu edhe është plani i partive që po synojnë ta formojnë qeverinë e re. Për detajet e fuzionimit ka folur në një intervistë për KosovaPress, nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi.
“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të jetë Ministri në veti, por Ministri të tjera do të bashkohen me të. Për shembull, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bashkohet më të, sipas njërit prej versioneve. Ministra e Punës, jo e Mirëqenies Sociale, por vetëm e Punës. Po ashtu edhe një pjesë e Ministrisë së Inovacionit. Po ashtu një pjesë e Ministrisë së Diasporës që merret me investime strategjike. Do të thotë kjo Ministri do të bëhet një super ministri… Ministria e Inovacionit kalon tek Ministria e Arsimit dhe roli primar si Ministri nuk është, por si departament e ka për t’i mbështetur hulumtimet shkencore”, ka thënë Bislimi.
Ai tha se momentalisht kanë shumë pak dallime me LDK-në, për të cilat ka mbetur të arrihet dakordim.
LVV dhe LDK janë duke zhvilluar takime të vazhdueshme, në përpjekje për harmonizimin e programit qeverisës. Këto dy parti synojnë që ta krijojnë qeverinë e re, ku kryeministër pritet të jetë kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…