KRYESORE

Betejë brutale për Donbasin, Zelensky: Kosto të tmerrshme njerëzore

Veprimet e Rusisë në Ukrainë janë një mizori absolute. Në videomesazhin e fundit, presidenti Volodymyr Zelensky tha se ukrainasit po paguanin një çmim shumë të lartë në betejën e vazhdueshme për rajonin e Donbas, duke e cilësuar atë si më brutalen në Europë dhe për Europën.

Edhe një herë, ai përsëriti kërkesën për më shumë armë nga Perëndimi, siç tha për të siguruar avantazhin ndaj Rusisë dhe për t’i dhënë fund torturës në Donbas.

“Kostot njerëzore të betejës në rajonin lindor të Donbas janë tejet të larta, thjesht të tmerrshme. Kjo do të mbahet mend pa dyshim si një prej betejave më të dhunshme në Europë. Ne po përballemi me një mizori absolute. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ecim përpara dhe të çlirojmë territorin tonë”, tha Zelensky.

Sakaq, në një intervistë për rrjetin televiziv ZDF, Presidenti ukrainas theksoi se vendi i tij ka nevojë për mbështetje të plotë të Gjermanisë kundër pushtimit rus. Sipas Zelensky-t, kancelari Scholz duhet të vendosë dhe të mos përpiqet për krijimin e balancave mes Ukrainës dhe Rusisë. Komentet e liderit ukrainas vijnë erdhën pas raportimeve se ushtria ruse kishte shkatërruar të gjitha urat në qytetin kyç të Severodonetsk, duke e izoluar atë nga pjesa tjetër e vendit. Autoritetet rajonale thonë se evakuimi i civilëve, trupave dhe dërgimi i ndihmave është tani i pamundur.

Mijëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar atje në kushte të mjerueshme. Ushtria pushtuese raportohet të ketë shënuar përparim edhe në rajonin e Kharkiv për herë të parë në shumë javë, megjithatë ofensiva kryesore është ajo në Serverodonetsk. Autoritetet ukrainase konfirmuan zbulimin e një varri të ri masiv në qytezën e Buchas pranë Kievit.

Sipas policisë lokale janë gjetur trupat e 7 civilëve pranë fshatit të Myrotske, shumë prej të cilëve me duart e lidhura dhe plagë të shkaktuara nga armë zjarri në gjunjë. Sakaq, rebelët pro rusë në rajonin e Donetsk thanë se të paktën 5 vetë ishin vrarë të hënën si pasojë e sulmeve të ushtrisë ukrainase. Siç thuhet, zjarri i artilerisë kishte goditur një treg dhe një maternitet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago