BOTA

Biden bën thirrje për ndëshkime më të ashpra ndaj drejtuesve të bankave që falimentojnë

Presidenti Joe Biden i bëri thirrje të premten Kongresit që të lejojë entet rregullatore të caktojë ndëshkime më të ashpra ndaj drejtuesve të bankave që falimentojnë, përfshirë kthimin e parave me të cilat ata janë paguar për punën e kryer, si dhe duke lehtësuar procesin që ata të mos jenë më pjesë e kësaj industrie.

Zoti Biden i bëri thirrje Kongresit që t’i japë Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave këto kompetenca pas falimentimit të bankës ‘Silicon Valley’ dhe asaj ‘Signature’, zhvillime që tronditën industrinë globale bankare.

“Forcimi i llogaridhënies është i rëndësishëm për të parandaluar keqmenaxhimin në të ardhmen”, tha Presidenti Biden nëpërmjet një deklarate. “Kongresi duhet të veprojë për të vendosur dënime më të ashpra për drejtuesit e lartë të bankave, keqmenaxhimi i të cilëve kontribuoi në dështimin e institucioneve që ata drejtonin”, shtoi ai.

Aktualisht Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave mund të marrë mbrapsht vetëm pagesat që u janë bërë drejtuesve në bankat më të mëdha në vend.

Kongresi tashmë ka filluar të trajtojë pasojat e falimentit të bankave ne ekonominë e vendit.

Të premten, demokratja më e lartë e Komisionit të Shërbimeve Financiare në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësja Maxine Waters shkruante në një letër drejtuar rregullatorëve, se ndërsa ajo po harton legjislacionin për t’u dhënë rregullatorëve më shumë kompetenca “është thelbësore që agjencitë të veprojnë menjehere për të hetuar arsyet e falimentimit të këtyre bankave si dhe te përdorin mjetet në dispozicion, për t’i mbajtur drejtuesit plotësisht përgjegjës për çdo veprim të gabuar”./voa


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago