Biden do t’i japë Ukrainës 1 miliard dollarë ndihma ushtarake

Presidenti amerikan, Joe Biden, është i gatshëm t’i japë Ukrainës 1 miliard dollarë të tjera ndihma ushtarake për të përballuar mësymjen ruse.

Lajmin e ka bërë të ditur media amerikane Wall Street Journal, në një artikull ku argumenton se do të jetë vetëm çështje ditësh, derisa Biden ta bëjë publike paketën e re të ndihmës.

Ajo do të përqendrohet më së shumti në furnizimin e Ukrainës me llojet e armatimeve që tashmë disponon dhe me të cilat po i bën ballë agresionit rus.

Ato përfshijnë sisteme anti-raketore, përfshi armatimet e lëvizshme për të mbrojtur hapësirat ajrore, siç janë edhe raketahedhësit Javelin apo Stinger.

Kjo paketë ushtarake do t’i shtohet asaj humanitare, e cila kapi vlerën e mbi 13 miliardë dollarëve.