Biden kundër planit të paqes të Kinës: Pekini nuk mund të negociojë rezultatin e luftës në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së tha se nuk është racionale që Pekini të përpiqet të luajë rolin e ndërmjetësuesit pasi zbuloi një plan paqeje prej 12 pikash që bën thirrje për një armëpushim në Ukrainë.

Në një intervistë me ABC News, Joe Biden pohoi se presidenti rus, Vladimir Putin po e “përshëndet” planin e propozuar të paqes, “pra si mund të jetë i mirë?”.

Ai shtoi se nuk kishte parë “asgjë në plan” që do të përfitonte “kushdo tjetër përveç Rusisë”, raporton skynews.

Plani i prezantuar nga Kina në përvjetorin e parë të luftës u kërkon të gjitha palëve që të shmangin “përkeqësimin e tensioneve” me shpresën për të parandaluar “përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës ose daljen jashtë kontrollit”.

Pekini zyrtar thotë gjithashtu se të gjithë të përfshirët duhet të kenë qëndrime racionale dhe të tregojnë përmbajtje rreth përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore.

“Ideja që Kina do të negociojë rezultatin e një lufte që është krejtësisht e padrejtë për Ukrainën, nuk është thjesht racionale”, tha ai.

Ndryshe, vendet e Bashkimit Evropian si dhe Britania e Madhe kanë poshtë këtë plan të paqes të shtetit kinez.