Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përsëritur qëndrimin e tij se SHBA-ja nuk do të çojë trupa ushtarake në Ukrainë. Teksa ka thënë se SHBA-ja s’do të hyjë në luftë të tretë botërore për Ukrainën, ai ka paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhte po që se preket territori i NATO-s.
“Teksa i ofrojmë përkrahje Ukrainës, do të jemi bashkë me aleatët në Evropë me mesazhin që: Do ta mbrojmë çdo inç të territorit të NATO-s. Nëse lëvizin – atëherë, nëse përgjigjemi do të jetë lufta e tretë botërore, por ne kemi detyrim të shenjtë për territorin e NATO-s”, ka thënë ai në një fjalim para partiakëve të tij të premten.
Edhe pse i ka ofruar mbështetje Ukrainës, ai ka thënë se s’do të niset luftë e tretë në këtë shtet, raporton CNN.
“Dua të jem i qartë, do të sigurohemi që Ukraina t’i ketë armët për ta mbrojtur veten nga pushtimi rus. Dhe ne do të dërgojmë para e ushqim për të shpëtuar jetët e ukrainasve. Do të mirërpresim me krah hapur refugjatët ukrainas, nëse ata nisen këndej”, ka thënë ai.