KRYESORE

Bajram Begaj betohet si Presidenti i ri i Shqipërisë

Bajram Begaj është betuar në Parlament si Presidenti i ri i Shqipërisë.

Begaj zëvendëson Ilir Metën, i cili mbyll sot 5 vite në Presidencë.

Ceremonia e dorëzimit të mandateve do të zhvillohet në Presidencë dhe nis në orën 19:15. Begaj ulet në karrigen e Kreut te Shtetit, pas detyrës së tij të lartë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Parlamenti e votoi atë me 78 vota pro.

Në fjalën e tij në Kuvend, Begaj u shpreh: “Është një përgjegjësi që vjen në një moment historik. Shqipëria evropiane, sot premtim e nesër realitet. Shqipëria evropiane, Shqipëria e Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës. Shqipëria evropiane është kurora e ëndrrës historike të popullit shqiptar. Në tryezën e dialogut, për të provuar kapitull pas kapitulli, denjësinë tonë si shtet. Mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë, por nuk justifikohet asnjë dështim. Mbështes dhe e respektoj opozitën, por të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit. Të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve”.

Më tej, Presidenti i ri shtoi: “Po jetojmë kohët më të vështira që prej Luftës së Dytë Botërore. Agresioni rus ka futur botën në një tjetër krizë. Shqipëria dhe shqiptarët janë të rreshtuar në anën e duhur, përkrah aleatëve. Angazhimi ynë është të gjejmë mënyra për të lehtësuar situatën”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago