KRYESORE

“Vëllazëria” shqiptaro-kroate çmend Beogradin, Serbia kërcënon se do braktisë Europianin

“Vëllazërinë” shqiptaro-kroate që u shënjua në Hamburg, në prag dhe gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, nuk e kanë pritur aspak mirë në Beograd.

Serbia përmes sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit, Jovan Surbatoviç ka dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe kroatë në tribunat e Volksparkstadion, pasi pretendon se prej tyre janë kënduar kore raciste kundër serbëve.

Për thirrjet e tifozëve, Surbatoviç kërkon që UEFA të dënojë të dyja kombëtaret ose sipas tij Serbia do të braktisë Europianin.

Ne në Serbi jemi zotërinj, le t’i brohorasin tifozët lojtarët e tyre. Ne duam që ata të dënohen ashtu siç iu hoq akreditimi gazetarit. Do të kërkojmë dënimin më të ashpër, drakonian . Nëse UEFA nuk do t’i ndëshkojë në mënyrë drastike ata që kënduan, ne nuk duam të jemi pjesëmarrës në këtë kompeticion”, tha ai për RTS.

“Kërcënimi” i Surbatoviç vjen pak orë para se Serbia të zbresë në fushën e “Allianz Arena” kundër Sllovenisë, për ndeshjen e dytë në grupin C.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago