BOTA

Bideni ndahet nga grupi në Itali, Meloni e kthen, Von der Leyeni duket në siklet

Një skenë e paksa e sikletshme ka ndodhur në kuadër të samitit të Grupit G7, që po mbahet në Itali.

Përderisa organizatori kishte bërë një shfaqje me parashutistë në margjina të samitit të Grupit G7 në Itali, vëmendjen e mori përsëri presidenti amerikan, Joe Biden.

Përderisa udhëheqësit e tjerë po qëndronin bashkë në grup duke biseduar, Bideni për një moment shihet duke u ndarë nga grupi dhe duke u nisur drejt një parashutisti që porsa ishte lëshuar në tokë, duke i bërë me gisht në shenjë lavdërimi për performancën.

Sidoqoftë, largimi i tij për disa hapa mësa duket e shqetësoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e cila iu afrua kreut të Shtëpisë së Bardhë, e preku në krah dhe e ftoi që të kthehej nga një oficer italian që po përgatitej t’u shpjegonte diçka udhëheqësve.

Në një video të publikuar nga mediumi amerikan, “New York Post”, përderisa Bideni po ecte drejt parashutistit dhe Meloni pastaj po i afrohej, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dukej në siklet dhe vetëm shikonte.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan bën sjellje të çuditshme në publik.

Para disa ditëve, gjatë një koncerti që po mbahej në Shtëpinë e Bardhë, përderisa të gjithë të pranishmit po e shijonin muzikën dhe po bënin lëvizje trupore nën ritmin e tingujve, Bideni dukej për një moment si “i ngrirë” dhe me shikim të përhumbur.

Rivali i tij republikan, Donald Trump, i ka shfrytëzuar këto paraqitje të presidentit për t’u tallur me të e për ta imituar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

55 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago