Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se aeroplani me të cilin janë nisur grupi i dytë i besimtarëve për pelegrinazh në Mekë kanë mbetur në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, si shkak i një defekti teknik i mjetit transportues.
BIK-u një gjë të tillë e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa kanë kërkuar falje për vonesat e shkaktuara.
“Avioni i paraparë për t’i dërguar sot në orët e para të mëngjesit grupin e dytë të besimtarëve tanë në haxh, megjithëqë ishte nisur me kohë drejt Prishtinës për t’i marrë besimtarët tanë, gjatë fluturimit ka pësuar defekt teknik, gjë që i ka pamundësuar arritjen në Prishtinë dhe si rezultat i këtij defekti besimtarët tanë ende janë në ambientet e aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Së bashku me besimtarët tanë, në aeroport janë edhe përgjegjësit e Haxhit nga Drejtoria e Haxhit, të cilët po e përcjellin situatën”, thuhet në postimin e BIK-ut.
“Drejtoria e Haxhit është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e kontraktuar “Jordan Aviation” që sa më parë të gjejë zgjidhje për nisjen e besimtarëve drejt destinacionit të tyre”, vijon ndër të tjera njoftimi i Bashkësisë Islame.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…