POLITIKE

“Do t’iu dërgojmë andej nga keni ardhur”, Bullgaria përzë 70 diplomatë rusë për spiunazh

Bullgaria ka përzënë nga vendi 70 diplomatë rusë për shkak të shqetësimeve për përfshirjen e tyre në spiunazh. Gjithashtu, Sofja tha se do të vendosë një kufizim mbi numrin e stafit diplomatik rus në vend.

“Sot kemi përjashtuar 70 diplomatë rusë. Shërbimet tona të sigurisë i kanë identifikuar si njerëz të lidhur me shërbimet sekrete dhe po punonin kundër interesave të atdheut tonë. Dua të përgëzoj shërbimet bullgare dhe Ministrinë e Jashtme për punën e tyre”, tha të martën kryeministri Kiril Petkov. “Dhe dua t’i them çdo shteti të huaj, jo vetëm Rusisë, se kushdo që punon kundër interesave të Bullgarisë, do të dërgohet andej nga ka ardhur”.

Ky është numri më i lartë i diplomatëve rusë të përzënë nga Bullgaria në vitet e fundit, që përgjysmon praninë e stafit rus në vend.

Ministria e Jashtme bullgare tha se vendimi u mor për shkak të shkeljes nga ana e diplomatëve të konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike, çka është edhe termi zyrtar për spiunazhin në një vend të huaj.

Sipas vendimit të fundit, vetëm 48 rusë mund të qëndrojnë në ambasadën e tyre në Sofje. Pjesa tjetër duhet të largohen nga vendi brenda të dielës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago