Sot është dyshuar për një mjet shpërthyes në zonë të xhamisë së re e cila po ndërtohet afër PTK-së në Prishtinë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin në fjalë.
Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, tha për Insajderi.com se bëhët fjalë për një mjet shpërthyes që nga lufta e dytë botërore, Policia e Kosovës ka lajmëruar Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Bëhet fjalë për dyshime që është mjet shpërthyes që nga lufta e dytë botërore, nuk lidhet me debatet e fundit që janë zhvilluar rreth xhamisë”, ka thënë Bajgora.
Në Prishtinë ka filluar të ndërtohet xhamia e re e cila sipas myftiu, Naim Ternava, do të duhen më shumë se tre vite për t’u ndërtuar.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…